Taulant Xhaka i del në krah Granitit dhe u kundërpërgjigjet

- Bota Sot

Taulant Xhaka i del në krah Granitit dhe u kundërpërgjigjet

Granit Xhaka ishte protagonist kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Që prej startit të sfidës, deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, u fërshëllue nga të pranishmit.

Ndërkohë që për këtë situatë, ka reaguar edhe vëllait i Granitit, Taulant Xhaka.

Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për të vëllain, duke e cilësuar si krenarinë e shqiptarëve, e ndër të tjera, i premton besnikëri deri në vdekje.

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla.

Krenaria e shqiptarëve!

Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot