Shqipëria si befasi e madhe, renditja e re e FIFA-s flakaresh për Serbinë

- Bota Sot

Shqipëria si befasi e madhe, renditja e re e FIFA-s flakaresh për Serbinë

Renditja e re e FIFA-s tregon “Top 10” vendet e renditura më mirë, dhe që tashmë kanë humbur mundësinë të jenë në Botërorin 2026. 

Shqipëria konsiderohet kështu si befasi e madhe në Grupin K.

Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset me 1 pikë më tepër se serbët.

Ndeshja në Leskovc rezultoi vendimtare, për të shtruar rrugën drejt Botërorit. Goli i Rei Manajt ndaj Serbisë i dha ekipit të Silvinjos avantazhin, për të qenë përpara në renditje.

Në “Top 10” skuadrat, bie në sy po ashtu se të gjitha pozicionohen më mirë se Shqipëria në renditjen e FIFA-s. Fakt është se duke pasur parasysh skuadrat që do luajnë në fazën “play off”, surpriza të tjera priten.

Skuadrat e renditura më mirë në FIFA, dhe që kanë humbur mundësinë për të qenë në Botëror

Serbia, vendi 37
Nigeria, vendi 38
Hungaria, vendi 40
Venezuela, vendi 48
Kosta Rika, vendi 49
Peru, vendi 51
Kili, vendi 52
Mali, vendi 53
Sllovenia, vendi 55
Kameruni, vendi 57



Read it all at Bota Sot