Maqedonia e Veriut mposhtet me 7:1, Bellamy: E kuptoj nga thellësia e zemrës sime se si ndihen tani

- Bota Sot

Maqedonia e Veriut mposhtet me 7:1, Bellamy: E kuptoj nga thellësia e zemrës sime se si ndihen tani

Selektori i Uellsit, Craig Bellamy, tha se ata sigurisht nuk e prisnin një ndeshje të tillë kundër Maqedonisë së Veriut dhe një fitore me rezultat 7:1 në Cardiff.

Ai është krenarë për performancën e djelmoshave të tij.

"Sigurisht që nuk e prisnim një ndeshje të tillë, sepse e dimë shumë mirë se si luan futboll modern ky ekip, Maqedonia.

Unë vërtet e kuptoj nga thellësia e zemrës sime se si ndihen tani, sepse situata të tilla më kanë ndodhur mua si lojtar.

Por ata duhet të jenë krenarë sepse janë në play-off për Kupën e Botës dhe ky është një sukses i madh, dhe ata duhet të jenë krenarë sepse patën kualifikime të shkëlqyeshme. Dhe unë vërtet i uroj Maqedonisë shumë suksese në gjysmëfinalet e play-off të Kupës së Botës" - tha, ndër të tjera Bellamy.

Belgjika përfundoi në vend të parë në Grupin J me 18 pikë, Uellsi është i dyti me 16, Maqedonia ka 13 sosh etj.



Read it all at Bota Sot