Jeton Beqiri: Kualifikimi i rëndësishëm, ndjehem i shliruar

- Bota Sot

Jeton Beqiri: Kualifikimi i rëndësishëm, ndjehem i shliruar

Shkëndija ka marrë kualifikim për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi eliminoi Tikveshin. Pas ndeshjes ka folur trajneri Jeton Beqiri.

“Kualifikimi është i rëndësishëm.

Unë e kisha shumë me stres këtë ndeshje për shkak se është vetëm një duel, nuk ka VAR, nuk ka vazhdime, shkohet direkt në ekzekutimin e penalltive dhe unë e kisha shumë si ndeshje të rëndësishme.

E theksoj se jam shumë i shliruar”.

“Janë ndeshje tëmbetura, janë ndeshje që futbollistët që tani luajnë në këto fusha që ka shumë shi dhe shfaqin shqetësime. Sot shqetësuese ishte lëndimi i Cakes dhe pastaj Tambës.

Kemi edhe portierin jashtë, por edhe Vane Kërstevskin për një kohë të gjatë dhe unë gjithmonë mendoj se duhet të ruajmë shëndetin e futbollistëve dhe jam i vendosur që të bëjmë rotacione, duke parë edhe lodhjen e tyre. Normalisht e kuptoj edhe dëshirën e tifozëve dhe të gjithë të tjerëve që të jemi kompetitiv.

Por, duhet ta dinë se çdo futbollist që është pjesë e Shkëndijës, e meriton të jetë në formacion dhe ne mundohemi që këtë pjesë ta menaxhojmë në mënyrë më të mirë të mundshme. Ndonjëherë na shfaqen edhe probleme, ndonjëherë ka edhe futbollist që nuk janë në formë më të mirë, por kampionati është i gjatë dhe mendoj që secili ka mundësi që ti tregojnë vlerat e veta”.



Read it all at Bota Sot