Alonso pret edhe përforcime

- Bota Sot

Alonso pret edhe përforcime

Përveç transferimit të emrave “big”, strategjia e Real Madridit në vitet e fundit është edhe sigurimi i futbollistëve të rinj me pritshmëri të mëdha.

Real Madridi i ka vënë syrin Quinten Timber, mesfushorit 22-vjeçar të Feyenoordit, i cili është një nga zbulimet më të mëdha në Eredivisie këtë sezon, sipas “Defensa Central”

Quinten Timber shquhet për aftësinë e tij për të kompletuar detyrat mbrojtëse dhe sulmuese në mesfushë. Kontrata e tij me Feyenoord skadon në vitin 2026, ndaj Real Madrid ka nisur që tani negociatat për ta bindur të transferohet në Madrid në verën e ardhshme.

Përveç Quinten Timber, Xabi Alonso pret edhe përforcime të tjera në mesfushë, ku deri tani janë përmendur emra si Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Adam Wharton etj.



Read it all at Bota Sot