KF Vëllaznimi ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi.
Vendimi është marrë nga Kryesia e klubit, ndërsa lajmi është komunikuar përmes një njoftimi publik.
Nga klubi gjakovar kanë falënderuar trajnerin Rexhepi për punën dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdimin e karrierës.
“Kryesia e klubit ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi.
E falënderojmë për kontributin dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e KF Vëllaznimit.
Klubi ka bërë të ditur se informacione të tjera lidhur me përbërjen e shtabit teknik dhe hapat e ardhshëm do të komunikohen në ditët në vijim.