Nuk doni ta shihni Granit Xhakën...

- Bota Sot

Nuk doni ta shihni Granit Xhakën...

Këtu Granit Xhaka nuk u sulmua nga lojtarët e Serbisë se po luante për Zvicrën!

Këtu Granit Xhaka u sulmua se i takon tokës së Republikës së Kosovës! 

Këtu u sulmua në Doha të Katarit pikërisht me 2 dhjetor të vitit 2022 në kuadër të Kampionatit Botëror!

Këtu Granit Xhaka u kacafytë me Vanja Milinkoviq - Saviq, Milenkoviqin e me serbët tjerë sepse ata nuk donin ta shihni me sy se është shqiptar i Republikës së Kosovës.

Nuk doni ta shihni Granit Xhakën, sepse iu kujtua serbëve poshtërimi që pësuan në Kaliningrad të Rusisë, ku Xhaka e Xherdan Shaqiri e rrënuan Serbinë me rezultat 2:1.

Shtatë – tetë serbë në Doha të Katarit luftoni me një luan të Kosovës, Granit Xhakën.

Xhaka nuk u zmbraps për asnjë moment dhe i vetmi që i doli në ndihmë ishte Embolo!

Xhaka ua tregoi derën serbëve,

Xhaka tash e gati një dekadë sulmohet në mënyrën më të ultë nga media e regjimit të Beogradit.

Ata, mbrëmë që e fishkëllenin në stadiumin “Fadil Vokrri”, e kanë turpëruar veten, e kanë vërshëllyer veten dhe jo kapitenin

Xhaka, krenarin e kombit shqiptar!

Xhaka e Shaqiri kanë bërë aq shumë për Kosovën në fanellën e Zvicrës, sa nuk mund të përshkruhet më asgjë.

Falë Xhakës e Shaqiri e gjithë bota raportonte për dy djemtë që vijnë nga Kosova dhe që Serbia i ka problem të madh, madje edhe mediat më të mëdha spanjolle, që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Dhe mbrëmë ajo që ndodhi nga disa tifozë të papërgjegjshëm, duhet t’i thërrasin mendjen, sepse nuk fyhen bijtë më të mirë që ka Kosova, që kudo që shkuan treguan se nga vijnë. 

Shkuan në Rusi na bën shqiponjën dykrenare e dy herë rrëzuan Serbinë nga Kampionati Botëror dhe festuan  me simbole shqiptare.

Në Doha të Katarit kur Xhaka shpalosi fanellën me mbiemrin Jashari e tërë makineria e Serbisë u ngrit në këmbë duke shkarravitur kundër yllin tonë.

Dragan Stojkoviqi i shante me nënë se nuk duronte golin kur ua shënoi Xherdan Shaqiri. 

Mbrëmë pati të atillë, që e vërshëllenin një atdhetar të dëshmuar siç është Granit Xhaka.

Pa koment!

Xhaka është krenari e shqiptarëve.



Read it all at Bota Sot