Inter përgatitet për derbin me Milan këtë fundjavë dhe një nga protagonistët e kësaj sfide pritet të jetë mbrojtësi Matteo Darmian.
Në një deklaratë para kësaj sfide ai shpjegoi se çfarë do të thotë për të të veshë fanellën e Inter.
“Për mua ky klub është si një familje.
Që nga momenti që mbërrita, menjëherë u ndjeva si në shtëpi.
Është gjithmonë një kënaqësi dhe një përgjegjësi e madhe të luash për një klub kaq të madh.
Mund të them se ne gjithmonë do të japim më të mirën tonë”, tha Darmian.
“Momenti më i mirë i karrierës sime? Nëse do të më duhej të zgjidhja një, do të thoja fitimi i titullit kampion të 20-të në derbi.
Të gjithë e dimë se çfarë do të thoshte ajo ndeshje. Ishte ylli i dytë për Inter”, tha Darmian, që duket se provokon rivalët e Milan para derbit.