Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të jetë në fushë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Elche në La Liga. Para takimit ai foli për dëmtimin e tij të dy javëve më parë, që e la jashtë kombëtares ditët e fundit.
“Ishte vetëm një pengesë e vogël, por do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë. Po përparoj gradualisht. Nuk dua që një dëmtim të më mbajë jashtë më gjatë“, u shpreh portieri belg, lojtar kyç për “los blancos”.
Portieri foli për gjendjen e Kylian Mbappe, gjithnjë e më shumë vendimtar te Real Madrid me golat e tij këtë sezon. “Këtë vit po shohim një përmirësim të ndjeshëm në mentalitetin fitues të Mbappé. Mund ta shihni se ai është një lider”.
“Sezonin e kaluar, ai pati pak vështirësi për t’u përshtatur me ekipin dhe rolin e tij, por këtë vit ai po na udhëheq. Është mirë kur ke një lojtar si ai që të zgjidh problemet në sulm, por e gjithë skuadra po luan mirë”, tha Courtois.