Kosova e ka të njohur kundërshtarin për gjysmëfinalen e play-off-it, ku do të synojë një biletë në Kampionatin Botëror në futboll.
Dardanët do të ballafaqohen me Sllovakinë.
Ndeshja luhet më 26 mars të vitit të ardhshëm në tokën sllovake.
Ndihmëstrajneri i Sllovakisë, Simone Bonomi, tha se Kosova është një kundërshtar i pakëndshëm.
"Kosova është padyshim një kundërshtar i pakëndshëm.
Në kualifikueset ata mposhtën dy herë Suedinë, gjithashtu fituan ndaj Sllovenisë, ekipe që i njohim.
Ata kanë lojtarë shumë të mirë si Rrahmani, Muriqi ose Vojvoda dhe të tjerë”, tha Bonomi.
“Është hera e parë që ata janë kaq afër kualifikimit për Kupën e Botës, gjë që me siguri do tu japë lojtarëve të tyre një entuziazëm të madh.
Fakti që po luajmë në shtëpi mund të jetë një avantazh i vogël për ne dhe e shoh në të njëjtën mënyrë finalen eventuale të play-off-it", tha Bonomi.