Urban, ndihet me fat: NUk mund të ankohemi se na ra Shqipëria,

- Bota Sot

Urban, ndihet me fat: NUk mund të ankohemi se na ra Shqipëria,

Pas shortit foli për mediet polake, edhe trajneri i Polonisë, Jan Urban, i cili komentoi cilësinë e skuadrës shqiptare:

“Mendoj se nuk duhet të ankohemi. Luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe jemi favoritë. Sigurisht në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka, por duhet të shfrytëzojmë fushën tonë për të shkuar në finalen e play off-it,” deklaroi ai.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë kryesisht në Serinë A. Sylvinho vjen nga një kulturë futbolli teknik  dhe kështu luan edhe skuadra e tij. Por do t’i analizojmë. Kemi kohë të mjaftueshme dhe këto katër muaj janë shumë në futboll,” shtoi Urban për “Meczyki”.

Kamil Grosicki, futbollist që ka luajtur plot 100 ndeshje dhe ak shënuar 17 gola me kombëtaren polake, nuk ishte fort entuziast për faktin se do të ketë Shqipërinë si kundërshtare në gjysmëfinale të playoff-it.

“Nuk është short ideal. Por që të shkosh në Botëror, duhet të fitosh ndaj kujtdo, në shtëpi apo jashtë.

Ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi kundër Shqipërisë, me të cilën kemi luajtur edhe në eliminatore. E njohim këtë skuadër dhe është shumë e fortë, por luajmë në ‘Stadion Narodowy’, çka për ne është një avantazh i madh,” tha 37-vjeçari.

“Skuadrat me të cilat mund të përballemi, qoftë Shqipëria, Ukraina apo Suedia, janë më të forta se ekipet ndaj të cilave luajtëm në grup, përveç Holandës natyrisht. Na pret një sfidë e madhe.

Por siç thashë, kur dëshiron të shkosh në një turne të madh, duhet të fitosh kundër kujtdo. Tani atmosfera në kombëtare është e mirë dhe shpresoj që do të jemi gati për ndeshjet e marsit,” përfundoi Grosicki.



Read it all at Bota Sot