Deklaratat provokuese

- Bota Sot

Deklaratat provokuese

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtu, në një intervistë me Cadena Cope, foli për polemikat rreth Lamine Jamal përpara “El Clasico”-s së fundit, të cilën skuadra e Çabi Alonsos e fitoi 2-1, ku asi i blaugranëve i kishte provokuar rivalët e tij duke deklaruar: “Real Madridi vjedh dhe gjithmonë ankohet”. Kurtua iu përgjigj deklaratave të tij:

“Mendoj se kur je i qetë dhe rehat, ndonjëherë mund të thuash gjëra që nuk i mendon. Për mua, Lamine është një lojtar i shkëlqyer dhe do të bëjë histori për Barcelonën.

Por ai e tha këtë, shkaktoi pak trazirë dhe shtypi u kthye kundër tij…”

Më pas ai shpjegoi se kishte folur me Jamalin pas ndeshjes: “E pashë duke folur me Karvahal dhe pastaj shpërtheu një grindje e vogël… kështu që i thashë diçka edhe atij. Siç thashë, kur emocionet janë të larta, thua gjëra që nuk duhet.

Por ky është pikërisht qëllimi i një “El Clasico”. Kishim nevojë për këtë atmosferë, këtë intensitet, veçanërisht pas katër humbjeve të vitit të kaluar.

Kemi nevojë për këtë intensitet, këtë ndjenjë se Barcelona është një armik dhe se duhet t’i sulmojmë sepse edhe kur fituam, nuk na treguan respekt. Por këto debate mbeten në fushë”, tha ai.



Read it all at Bota Sot