Plas mes ish-futbollistëve të Polonisë!

- Bota Sot

Plas mes ish-futbollistëve të Polonisë!

Vojçek Shezni u tërhoq nga futbolli në 2024 pasi e mbylli me Juventusin dhe kombëtaren polake.

Por ai u rikthye sërish në fushë pasi Barcelonës iu dëmtua portieri Ter Shtegen duke i marrë vendin.

Ky vendim i gardianit duket se nuk është pëlqyer nga ish-futbollisti i Polonisë, Grzegorz Krychowiak.35-vjeçari u tërhoq së fundmi nga futbolli profesionist dhe është pyetur sërish nëse mund të shqyrtonte vendimin e tij që të rikthehej. 

“Pas asaj bisede, kuptova se nuk jam Vojçek Shezni. Nuk bëj budallallëk. Mora një vendim të menduar mirë dhe ky është fundi i karrierës sime”, u përgjigj Krychowiak.



Read it all at Bota Sot