Silvinjo nuk i besoi asnjë minutë, reagon Daku: Durimi është vlerë…

- Bota Sot

Silvinjo nuk i besoi asnjë minutë, reagon Daku: Durimi është vlerë…

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, nuk mori asnjë minutë në dy duelet e fundit kualifikuese të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës, duke i ndjekur nga stoli.

Pavarësisht kësaj situate aspak të këndshme për të, 27-vjeçari, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa ka ndarë me fansat dy foto nga stërvitja me Rubin Kazanin, ka shkruar: Durimi është vlerë, për këtë kurrë nuk ngutemi!

Një postim ky që me shumë gjasa është i lidhur me mungesën e minutave me fanellën kuqezi.

Kujtojmë që Daku është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra ruse e Rubin Kazan, ku në 15 ndeshje në kampionat ka shënuar 8 gola.



Read it all at Bota Sot