Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq në prokurorinë e Milanos.
Ai akuzon Vuçiqin për përfshirje të mundshme në “sarajevë safaris” gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak në vitet 1990.
Thuhet se persona nga Italia dhe vende të tjera kanë paguar para për të qenë në gjendje të qëllojnë një civil të paarmatosur. (NSC)
Kujtojmë se, ditë më parë, Prokurorët në Milano kanë nisur hetimin e italianëve pas dyshimeve se i kishin paguar pjesëtarët e ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime drejt Sarajevë, me qëllim që t’i vrisnin qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës në vitet 1990.
Më shumë se 10 mijë persona u vranë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe plumbat e snajperistëve ndërmjet viteve 1992 dhe 1996, në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnjë-Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
Snajperët ishin mbase elementi më i frikshëm i jetës nën rrethim në Sarajevë, sepse ata i vrisnin njerëzit në rrugë, përfshirë fëmijët, rastësisht, sikur të ishte një video-lojë ose safari.