Barcelona merr frymë lirisht: dy lojtarë të rëndësishëm rikthehen në dispozicion të Hansi Flick pas një periudhe të gjatë mungese.
Sulmuesi brazilian Raphinha dhe portieri Joan Garcia janë stërvitur normalisht të martën dhe të mërkurën me pjesën tjetër të skuadrës, siç raporton Mundo Deportivo, duke sinjalizuar kthimin e tyre në fushë për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos më 22 nëntor në “Camp Nou”, pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.
Mungesa e Raphinhas është ndjerë dukshëm në këto dy muaj. Përveç golave, asistimeve dhe kreativitetit, braziliani është një element kyç në stilin e lojës së Flick, veçanërisht në presingun agresiv që nis nga faza e parë e lojës.
Zëvendësimi i tij me Marcus Rashford detyroi trajnerin të ndryshonte strukturën taktike, duke aktivizuar dy lojtarë të krahut për të mbuluar mungesën e tij.
Në portë, Barcelona ka pasur vështirësi. Wojciech Szczesny, i ardhur si zgjidhje emergjente, nuk ka arritur të shfaqë sigurinë dhe nivelin që Joan Garcia kishte treguar para dëmtimit.
Edhe pse polaku është ndikuar nga një mbrojtje jo gjithmonë solide, mbetet për t’u parë nëse Flick do t’i rikthehet menjëherë portierit spanjoll si titullar pas rikuperimit të plotë.