Si Interi dogji transferimin e Asllanit

- Bota Sot

Si Interi dogji transferimin e Asllanit

Kristjan Asllani u transferua te Interi vite më parë me jo pak bujë, duke u larguar nga Empoli për zikaltërit.

Por, aventura e tij me Interin nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se për shumë kohë qëndroi në stol dhe kurrë nuk arriti të kthehej në një lojtar të rëndësishëm si edhe të kishte minuta. Kështu, verën e fundit u transferua në Torino, duke mbyllur kështu aventurën në Milano pa lënë shumë gjurmë.

Por, mediat italiane kanë zbuluar një paraskenë të çuditshme që ndoshta e ka bërë Interin që të pendohet për vendimin që ka marrë.

Verën e shkuar, Komo e drejtuar nga Çesk Frabregas kishte kërkuar shërbimet e Asllanit, për të cilin kishte ofruar edhe 20 milionë euro në drejtim të Interit. Por, drejtuesit e klubit e bllokuan transferimin duke mos e realizuar dëshirën që kishte vetë trajneri për shërbimet e mesfushorit.

Ndërkohë, Asllani është i huazuar te Torino dhe në total, nëse këta të fundit binden për ta blerë, te Interi do të shkonin gjithsej 15 milionë euro, 5 më pak se sa kishte ofruar Komo një vit më parë, pa llogaritur këtu edhe pagën e Asllanit sezonin e fundit.



Read it all at Bota Sot