Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë dhe disa të plagosur në Zaporizhzhisë

- Bota Sot

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë dhe disa të plagosur në Zaporizhzhisë

Pesë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm rus në qytetin ukrainas të Zaporizhzhisë, thanë zyrtarët vendas.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, një lagje në lindje të qytetit u shënjestrua nga një bombardim ajror rreth orës 22:00 të enjten, ku pesë pallate u shkatërruan nga sulmet.

Shefi i administratës ushtarake, Ivan Fedorov, tha se një vajzë 17-vjeçare është midis atyre që janë dërguar në spital, duke shtuar se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, një sulm në Odesa, që ndodhet në bregdetin e Detit të Zi të Ukrainës, la gjithashtu pesë të plagosur.

Sulmet vijnë vetëm disa orë pasi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky-t, iu paraqit një kopje e një plani 28-pikësh të hartuar nga SHBA-ja, i cili kërkon lëshime territoriale nga Ukraina.

Megjithatë, aleatët kryesorë në Evropë e kanë hedhur poshtë planin, pasi sipas tyre ai nuk ka përfshirjen e Ukrainës dhe mbështetësve evropianë.



Read it all at Bota Sot