Slot: Ende është herët për të hequr dorë nga gara për titull

- Bota Sot

Slot: Ende është herët për të hequr dorë nga gara për titull

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka deklaruar se pavarësisht formës së luhatshme këtë sezon, ende është shumë shpejt për t’i përjashtuar “The Reds” nga gara për titullin e Premier League.

Kampionët në fuqi presin Nottingham Forest-in të shtunën, në një moment kur ndodhen vetëm në vendin e tetë pas pesë humbjeve të pësuara deri tani.

Slot u shfaq i qetë para mediave dhe kërkoi durim, duke theksuar se sezoni është i gjatë.

“Mënyra më e drejtë për të gjykuar tabelën është pas 38 ndeshjeve, dhe më pas pas 19 ndeshjeve. Le të shohim se ku do të jemi atëherë,” u shpreh Slot.

Ai nënvizoi se problemet aktuale nuk lidhen vetëm me afrimet e reja, por kryesisht me mungesën e formës fizike.

“Luhatjet në formë nuk lidhen vetëm me lojtarët e rinj. Sfida më e madhe për ne tani është përgatitja fizike”, theksoi ai.

Slot foli edhe për situatën e sulmuesit Aleksandar Isak, i cili gjatë angazhimeve me Suedinë nuk luajti aq sa shpresonte klubi.

“Shpresonim që Alex të luante më shumë për Suedinë, por ai ishte vetëm një karton i verdhë larg pezullimit. E kuptueshme që nuk e aktivizuan në ndeshjen e dytë”, theksoi strategu holandez.

Në anën tjetër, trajneri i Liverpoolit shprehu shqetësimin për mbrojtjen, duke zbuluar se ka në dispozicion vetëm pesë mbrojtës natyralë për një periudhë me ngarkesë të madhe.

Kemi pesë mbrojtës natyralë për shtatë ndeshje në 22 ditë. Nuk shoh që dikush të rikthehet para kësaj periudhe. E dinim që do të ishte e vështirë kur sollëm lojtarë të rinj”, përfundoi Slot.



Read it all at Bota Sot