Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e lojtarit shqiptar

- Bota Sot

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e lojtarit shqiptar

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar mbi situatën e Kristjan Asllanit, mesfushorin shqiptar të huazuar nga Interi, gjatë një eventi të RCS.

Asllani, 23 vjeç, iu bashkua Torinos këtë sezon në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa drejtuesit e klubit e vlerësojnë lojtarin, por mbeten të rezervuar për vendimin përfundimtar.

Cairo vlerësoi paraqitjet e tij të fundit, si me kombëtaren shqiptare ashtu edhe me Torinon:

“Asllani ka luajtur shumë mirë me Shqipërinë, ka shënuar dhe është drejt fazës eliminatore. Kundër Juventusit pati një pjesë të dytë fantastike. Na pëlqen si lojtar, prandaj e morëm në huazim, dhe po tregohet pozitiv. Por gjithçka varet nga trajneri.”

Sa i përket blerjes së përhershme, presidenti theksoi se ende është herët për vendime:

“Opsioni i blerjes? Nuk jemi as në gjysmën e sezonit. Ta shohim si do të vazhdojë. Ai duhet të performojë vazhdimisht që të na bindë ta mbajmë përgjithmonë.”

Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin, ndërsa klauzola e blerjes së Asllanit është e vendosur në 12 milionë euro..



Read it all at Bota Sot