Mungon ndaj Barcelonës

- Bota Sot

Mungon ndaj Barcelonës

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Cole Palmer ka pësuar një tjetër lëndim.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca sot u paraqit në konferencë për media për ndeshjen e nesërme ndaj Burnleyt në Premier League.

Maresca tregoi për gjendjen e Cole Palmerit, i cili ishte afër të rikthehej në fushë – por diçka i ndodhi gjatë këtyre ditëve.

Anglezi pësoi një lëndim në shtëpi. Ai ka lënduar gishtin e këmbës.

“Ai nuk është i disponueshëm për nesër ndaj Burnleyt, as ndaj Barcelonës, e as ndaj Arsenalit.

“Fatkeqësisht ai pati një aksident në shtëpinë e tij, lëndoi gishtin e këmbës. K pasur një thyrje. E vetmja gjë që dijmë tani është se ai nuk është gati për këtë javë, e as javën tjetër”, u shpreh Enzo Maresca.

Kujtojmë që Chelsea nesër luan ndaj Burnleyt në Premier League, kurse të martën e javës së ardhshme ndaj Barcelonës në Champions League..



Read it all at Bota Sot