Rashford kthehet në mister te Barcelon

- Bota Sot

Rashford kthehet në mister te Barcelon

Një ditë plot lëvizje te Ciutat Esportiva e Barcelonës, ku shqetësimi kryesor lidhet me Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez nuk është stërvitur as të premten me skuadrën, pasi kishte munguar edhe një ditë më parë. Edhe pse u paraqit në qendër stërvitore, pas një bisede me trajnerin Hansi Flick, atij iu dha sërish leje të largohej.

Sipas AS, arsyeja është një çështje personale dhe jo një problem fizik, duke mohuar zërat që qarkullonin më herët. Megjithatë, fakti që Rashford mungon në dy seanca rresht tregon se situata është “qartësisht e rëndësishme”.

Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së shtunës ndaj Athletic Bilbao nuk përjashtohet plotësisht, por klubi po vepron me kujdes.

Ndërkohë, trajneri Flick ka edhe arsye për të buzëqeshur. Të shtunën priten tre rikthime të rëndësishme: Joan García dhe Raphinha, të cilët mungonin prej kohësh, si dhe Marc Casadó, i dëmtuar gjatë nxehjes në sfidën kundër Celta Vigo. Për sulmin blaugrana vjen edhe një lajm shumë i mirë: Lamine Yamal është gati pas trajtimit me radiofrekuencë për problemin në ijë.

Në anën tjetër, dy emra të rëndësishëm mbeten jashtë: Frenkie de Jong është i pezulluar, ndërsa Pedri ende nuk është gati. Mesfushori spanjoll pritet t’i bashkohet grupit vetëm të dielën, për të vlerësuar gjendjen e tij në prag të sfidave të ardhshme.



Read it all at Bota Sot