Adrien Rabio mezi pret të luajë derbin e madh ndaj Interit. Ai duket se ka lënë pas dëmtimin, që e mbajti jashtë fushave rreth 1 muaj.Mesfushori francez shpreh emocione pozitive dhe entuziazëm: “Është një ndeshje elektrizuese, më pëlqejnë shumë këto sfida”, ka thënë ai.
Rabio ka punuar fort për t’u rikuperuar pas lëndimit në pulpë dhe ndjehet gati fizikisht dhe mendërisht për të dhënë maksimumin në fushë.
Ai vlerëson shumë punën e trajnerit Alegri, që e sheh si një lojtar “të çmendur”, të përkushtuar dhe të pasionuar për fitore.
Mesfushori shton se Milani ka histori të madhe dhe grup të fortë: “Këtu dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të kontribuoj sa më shumë për skuadrën.”
Ai nuk fsheh ambicien për titullin: “Besoj se kemi cilësi dhe mund të luftojmë deri në fund për çdo objektiv.”
Rikthimi i tij në mesfushë do ti japë më shumë kreativitet e harmoni lojës së kuqezinve, me teknikun Alegri që ka një prej të “preferuarve”. Jo më kot drejtuesit e “Djallit” e sollën Rabio në Milano, pas kërkesës së veçantë të Alegrit”.