Fundjavë nën qiell të trazuar

- Bota Sot

Fundjavë nën qiell të trazuar

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjikë të Kosovës, temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

“Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë. Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot