Shkëndija e Haraçinës zhgënjen në kryendeshjen e stinorit vjeshtor! Humbja e parë

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës zhgënjen në kryendeshjen e stinorit vjeshtor! Humbja e parë

Shkëndija e Haraçinës zhgënjeu si vendas duke pësuar humbjen e parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Haraçinasit pësuan humbje në stadiumin në Hasanbeg, me rezultat 2:1 nga Bregallnica e Shtipit.

Pjesa e parë u mbyllë baras (1:1), ku për skuadrën nga Haraçina shënoi Arsim Lamallari.

Pas javës së 13-të Shkëndija kryeson me 32 pikë (10 fitore, 2 barazim e 1 humbje), ka dy pikë më shumë se Bragallnica (9 fitore, 3 barazime  1 humbje) në pozitën e dytë.

Rezultatet

Bellasica – Novaci 0:1
Detonit Plaçkovica – Prespa 1:1
Skopje – Teteksi 2:1
Osogova – Vardari N. 5:1
Pobeda – Kozhufi 0:1
Shkendija H. – Bregallnica 1:2
Sloga Vinica – Kamenica Sasa 2:6



Read it all at Bota Sot