Në shtëpinë zikaltër po rriten ndjeshëm gjasat që Yann Bisseck të jetë titullar në derbin e së dielës kundër Milanit. Mbrojtësi gjerman, i testuar këtë sezon nga Chivu në qendër të mbrojtjes, po rivalizon fort me Acerbi-n për një vend mes Akanji-t dhe Bastonit.
Dilema tjetër lidhet me mesfushën: kush do të luajë përkrah Çalhanoglu dhe Barella-s? Në garë janë Sucic dhe Zielinski, me kroatin aktualisht në avantazh. Zielinski vjen nga dy ndeshje si titullar me Poloninë kundër Holandës dhe Maltës, por e ka lënë pas lodhjen dhe është stërvitur rregullisht me skuadrën.
Meqenëse Dumfries vijon të ketë dhimbje në kyçin e këmbës pas goditjes kundër Lazios, pranë konfirmimit është prezenca e Carlos Augusto-s në krahun e djathtë.
Për mbrojtësin holandez ekziston rreziku i madh që të humbasë edhe ndeshjen e së mërkurës në Madrid kundër Atletico-s së ish-trajnerit zikaltër, Diego Simeone, sfidë e vlefshme për javën e pestë të Champions League.
Nuk ka asnjë dyshim për repartin e avancuar: kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin sulmin e Interit në kërkim të një tjetër fitoreje në derbin e Madonninës.