Spalletti flet për rinovimin me Yldizin

- Bota Sot

Spalletti flet për rinovimin me Yldizin

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, në konferencën për shtyp para sfidës kundër Fiorentinës, foli gjatë për Kenan Yildiz-in, i cili ndodhet në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2029.

Spalletti shmangu komentet për negociatat, por e vlerësoi maksimalisht talentin turk:

“Për rinovimin nuk jam unë personi që duhet të flas. Yildiz, për mua, është ai që thyen skemat… më pëlqen ta imagjinoj kështu.

Të flasësh me Yildiz është si të flasësh me gjithë ekipin. Ka sjelljen e një lideri. Për mua është gjithçka.”

Tekniku bardhezi ndaloi edhe te aspekti njerëzor i grupit, duke theksuar rëndësinë e harmonisë dhe bashkëpunimit:

“Cilësitë njerëzore bëjnë gjithmonë diferencën.

Duhet të dish të qëndrosh bashkë, të ndash të njëjtin pasion. Nuk mjafton vetëm pasimi i topit. Grupi ynë ka djem të mirë.

Të jesh i Juventusit nuk do të thotë të jesh arrogant, por të dish të menaxhosh presionin. Ndonjëherë duhet edhe pak çmenduri e shëndetshme, një lloj shkundjeje që të zgjon.”



Read it all at Bota Sot