Trajneri i Uruguait, Bielsa thërret konferencë për shtyp: Jam toksik, mos u identifikoni me mua!

- Bota Sot

Trajneri i Uruguait, Bielsa thërret konferencë për shtyp: Jam toksik, mos u identifikoni me mua!

Marcelo Bielsa njihet në ambientin e futbollit me nofkën “El loco” që do të thotë “i çmenduri”.

Loja e tij sulmuese në fushë ka bërë që të gjithë ta konsiderojnë si “të çmendur”, por që tani e tutje për teknikun argjentinas mund të thuhet se është edhe… “toksik”.

48 orë pas humbjes (5:1) që pësoi Uruguai i tij në miqësoren e zhvilluar në Florida përballë SHBA, Bielsa bëri me dije se do të mbante një konference urgjente për shtyp.

Komisari teknik i dy herë kampionëve të botës përpara gazetarëve hodhi poshtë zërat për largimin nga posti, por njëkohësisht tha se të gjithë ata që kërkonin të identifikoheshin me atë bënin gabim.

“Unë gjeneroj tension.

Prania ime tendos ambientin prandaj dhe unë mundohem që të shfaqem sa më pak të jetë e mundur.

Unë jam toksik prandaj mos kërkoni që të identifikoheni me mua sepse kështu do të nxirrnin në pah versionin tuaj më të keq. Unë jam një tip i ndrojtur dhe i fiksuar. Jam shumë skematik dhe nuk më pëlen rrëmuja”, tha Bielsa duke iu drejtuar gazetarëve.



Read it all at Bota Sot