Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky bisedë telefonike me Vance mes presionit për marrëveshje të shpejtë

- Bota Sot

Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky bisedë telefonike me Vance mes presionit për marrëveshje të shpejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në telefon me zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance të premten për të diskutuar planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zelensky i ka thënë administratës Trump se është gati të negociojë, por Shtëpia e Bardhë – dhe tani vetë Trump – po shtyn që plani të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, të enjten e ardhshme, më 28 nëntor.

Kujtojmë se plani me 28 pikash do ta detyronte Kievin të lëshonte territor shtesë, të binte dakord të mos bashkohej kurrë me NATO-n dhe të pranonte amnisti të plotë për rusët që dyshohet se kanë kryer krime lufte. SHBA-të, si dhe Evropa, po ofrojnë garanci sigurie të modeluara sipas Nenit 5 të NATO-s , i cili do t’i angazhonte aleatët e SHBA-së dhe Evropës ta trajtonin një sulm ndaj Ukrainës si një sulm ndaj të gjithë “komunitetit atlantik”.

Më herët sot, presidenti ukrainas mbajti një telekonferencë me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë për të diskutuar planin.



Read it all at Bota Sot