Evropianët reagojnë pas ultimatumit të SHBA-së për Ukrainën: Nuk do të dorëzohemi përpara agresionit rus

- Bota Sot

Evropianët reagojnë pas ultimatumit të SHBA-së për Ukrainën: Nuk do të dorëzohemi përpara agresionit rus

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, deklaroi sot të premten (21 nëntor) se Evropa dhe Ukraina duan paqe, por nuk do të dorëzohen kurrë para agresionit rus.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për të gjithë ne”, theksoi Kallas duke iu drejtuar gazetarëve.

Ajo shton se në ccdo marrëveshje për lëshim Ukrainës i takon të vendosë për kushtet e saj.

“Të gjithë duam që ky luftë të marrë fund, por ka rëndësi të madhe se si do të marrë fund. Rusia nuk ka asnjë të drejtë ligjore për asnjë lëshim nga vendi që ka pushtuar. Në fund të fundit, kushtet e çdo marrëveshjeje i takojnë vetëm Ukrainës të vendosë”, shtoi ajo.

Kallas vlerësoi gjithashtu se Moska po përpiqet të shmangë sanksione të reja amerikane duke u treguar e gatshme për bisedime mbi planin e paqes që po përgatisin SHBA-të.

Më herët, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaruan në një qëndrim të përbashkët se Bashkimi Evropian ende nuk e ka marrë zyrtarisht planin amerikan të paqes për Ukrainën. Çështja do të diskutohet gjatë samitit të G20 këtë fundjavë në Johanesburg.

“Asnjë dokument zyrtar nuk na është paraqitur deri tani”, tha Costa gjatë konferencës për shtyp në Johanesburg. “Prandaj në këtë fazë nuk ka kuptim të komentojmë”, shton ai.

Von der Leyen nga ana e saj konfirmoi se do të flasë drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Është publikuar një dokument me 28 pika. Do të diskutojmë situatën si me liderët evropianë, ashtu edhe me liderët e tjerë në margjinat e G20. Do të flas gjithashtu drejtpërdrejt me presidentin Zelensky”.

Ajo ripohoi mbështetjen e palëkundur të BE-së ndaj Ukrainës. “Ukraina mund të mbështetet plotësisht te ne, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm ndaj saj, por për një sulm ndaj parimeve themelore të Kartës së OKB-së”, shton ajo.

Duke iu referuar sanksioneve, von der Leyen theksoi se të rejat janë më të rënda.
“Kemi miratuar 19 paketa sanksionesh, dhe janë sanksione të rënda. Këtë e shohim te vështirësitë në rritje të ekonomisë ruse: inflacioni që rritet, normat e interesit që rriten, mbinxehja e ekonomisë së luftës. Ngadalë por me siguri, sanksionet po funksionojnë”, theksoi Von der Leyen.



Read it all at Bota Sot