Flick konfirmon rikthimin e dy lojtarëve

- Bota Sot

Flick konfirmon rikthimin e dy lojtarëve

Barcelona po bëhet gati për rikthimin e shumëpritur në Camp Nou dhe me këtë rast Hansi Flick ka marrë lajme pozitive pas rikthimit në kohë nga lëndimi të Raphinhas dhe portierit Joan Garcia.

Por pasiguria rreth rikuperimit të Frenkie De Jong dhe sëmundjes së Marcus Rashford hedh hije mbi një fundjavë vendimtare.

Me Pedrin që ende monitorohet nga afër, Barça hyn në rikthimin në shtëpi duke luftuar po aq për gjendjen fizike sa edhe për formën.

De Jong, i cili po përballet me shqetësime të lidhura me dëmtimin e mëparshëm në zonën e ijëve, nuk është stërvitur me intensitet të plotë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit, Flick refuzoi të konfirmonte aktivizimin e tij, duke pranuar vetëm se skuadra është stërvitur për alternativa dhe do të përshtatet nëse ai nuk mund të luajë.

"Jemi stërvitur për mënyrën se si duam të luajmë nesër dhe e dimë si ta zëvendësojmë. Por nuk dua të flas për këtë sot, do ta shihni nesër”.

“E njëjta gjë vlen për Frenkien si për Pedrin, janë lojtarë të mëdhenj dhe na japin besim.

Por ndonjëherë nuk mund të llogarisim te ta dhe duhet ta menaxhojmë këtë situate”, tha Flick.

"Marcus ka temperaturë dhe nuk ka mundur të stërvitet as dje, as sot. Kam disa dyshime për të në ndeshjen e nesërme”.

“Por lajmi i mirë është që Raphinha është rikthyer dhe e vlerësoj shumë atë që sjell në skuadër. Do ta shohim nesër; e rëndësishme është që është kthyer.

Megjithatë, ai do të nisë nga stoli”.

Garcia, i cili mbeti jashtë fushave për shkak të një lëndimi që nga muaji shtator është plotësisht i gatshëm dhe pritet të startojë./



Read it all at Bota Sot