Ja sa janë gjasat e Shqipërisë për të shkuar në Kupën e Botës

- Bota Sot

Ja sa janë gjasat e Shqipërisë për të shkuar në Kupën e Botës

Së fundmi janë publikuar përqindjet zyrtare të probabilitetit të play-off-it drejt Botërorit 2026.

Sytë e futbollit shqiptar janë të përqendruar te Zonën B, ku ndodhet edhe Shqipëria, një nga katër skuadrat që garojnë për një biletë unike drejt SHBA-Meksikë-Kanada 2026.

Sipas të dhënave të We Global Football, zona e Path B është një nga më të balancuarit, por edhe më të vështirët: Ukraina, Polonia, Suedia dhe Shqipëria formojnë një rrugë ku çdo ndeshje është finale.

Probabilitet e kualifikimit

Ukraina – 42.6%

Polonia – 26.3%

Suedia – 21.1%

Shqipëria – 10.0%

Shqipëria është vlerësuar me 10% shanse për të shkuar në Botëror, duke u renditur e fundit në këtë grup të hekurt. Por këto janë thjesht përllogaritje matematikore, ndeshja në fushë është histori tjetër.

Ndeshja e parë e play-off-it për kuqezinjtë është përballja e madhe ndaj Polonisë, në transfertë. Pikërisht ky duel ka ndikimin më të madh në probabilitetin total.



Read it all at Bota Sot