Mourinho kërkon të hiqet rregulli që ndryshoi futbollin

- Bota Sot

Mourinho kërkon të hiqet rregulli që ndryshoi futbollin

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, bëri kritika të forta lidhur me vendimet e VAR-it.

Portugezi që e nisi këtë edicion në drejtimin e Fenerbahçes, në muajin shtator u emërua trajner i nënkampionëve të Portugalisë.

Edhe në kampionatin portugez, “Special One” nuk ka qenë i kënaqur me referimin, duke kërkuar largimin e sistemit VAR.

Nëse do të vazhdojë kështu, më mirë ta heqim VAR-in fare.

Nëse VAR nuk ndërhyn në një gabim kaq të madh, atëherë për çfarë shërben VAR-i?

Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar.”

Benfica, në ndeshjen e luajtur para pushimit të kombëtareve kundër Casa Pia-s, kishte humbur pikë pas një goli të pësuar në minutat e fundit.

Jose Mourinho përdori kritika të ashpra ndaj gjyqtarit të ndeshjes pas përfundimit të sfidës.



Read it all at Bota Sot