Laporta, ‘i dashuruar’ me Julian Alvarezin

- Bota Sot

Laporta, ‘i dashuruar’ me Julian Alvarezin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është “i dashuruar” me Julian Alvarez-in dhe e sheh sulmuesin argjentinas si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t në fund të sezonit, raporton eksperti i merkatos, Matteo Moretto.

Sipas Moretto-s, e ardhmja e Lewandowski-t ende nuk është vendosur as nga Barcelona dhe as nga vetë lojtari, por gjasat që ai të largohet në fund të sezonit janë shumë të mëdha.

Në këtë kontekst, drejtuesit ‘blaugrana’, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, kanë nisur tashmë vëzhgimin e tregut të sulmuesve.

Siç ka theksuar edhe Fabrizio Romano, Barcelona po studion disa opsione dhe një prej tyre është pikërisht Julian Alvarez. Megjithatë, transferimi i tij do të jetë tejet i vështirë, pasi Atletico Madrid nuk do të dorëzohet lehtë dhe pritet të bëjë gjithçka për të mbajtur golashënuesin e tyre kryesor.

Klubi katalanas është lidhur edhe me emra të tjerë të rëndësishëm si Harry Kane, Victor Osimhen dhe Dusan Vlahovic, megjithëse ende nuk ka një kandidat final.

Në fund, gjithçka do të varet nga sa shumë Barcelona është e gatshme të shpenzojë në merkato dhe se çfarë profili kërkon Flick për repartin ofensiv.



Read it all at Bota Sot