Derbi i Milanos

- Bota Sot

Derbi i Milanos

Derbi i Milanos i kësaj fundjave do të jetë i veçantë edhe për një tjetër arsye.

Pas shumë kohësh, ndeshja mes Interit dhe Milanit do të drejtohet nga një gjyqtar “vendali”, më saktësisht Simone Soza.

Dizenjatori Xhanluka Roki ka caktuar këtë kryesor për ndeshjen, pavarësisht faktit se ai është i lindur pikërisht në Milano. “Është një gjyqtar në rritje edhe në nivel ndërkombëtar, jep garanci të mëdha.

Fakti se është nga Milano, nuk na përket ne, mendoj se kjo tabu tashmë është tejkaluar.

Unë duhet të falënderoj klubet të cilat nuk kanë diskutuar kurrë për prejardhjen e tij, tashmë duan vetëm cilësi.

Ka pak argumentim historik, por është një diskutim më shumë folkloristik.

Zuferli, i cili është shumë i ri, ka drejtuar derbin e Torinos dhe ajo ndeshje kishte një qasje në mënyrën e duhur, skuadrat luajtën futboll dhe gjyqtari bëri një figurë të mirë edhe falë lojtarëve të cilët i mundësuan që të drejtonte pa trysni”, tha dizenjatori i gjyqtarëve në Itali.



Read it all at Bota Sot