Pse të gjithë lojtarët e Serie A do të mbajnë një vijë të kuqe në fytyrë?

- Bota Sot

Pse të gjithë lojtarët e Serie A do të mbajnë një vijë të kuqe në fytyrë?

Të gjithë lojtarët e Serie A do të mbajnë një vijë të kuqe grimi në faqe gjatë javës së 12-të të ndeshjeve këtë fundjavë, për të rritur ndërgjegjësimin për fushatën “Un Rosso alla Violenza” (një e kuqe kundër dhunës).

Kjo është sezoni i nëntë që Serie A mbështet këtë fushatë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin ndaj abuzimit fizik dhe psikologjik ndaj grave në Itali.

Sipas statistikave të ofruara nga Lega Serie A, 7 milionë gra në Itali, afërsisht një në tre, kanë pësuar një formë ngacmimi apo dhune gjatë jetës së tyre.

Vitin e kaluar, 111 gra u vranë në Itali dhe 96 prej tyre nga anëtarë të familjes ose persona të dashur. 73 gra u vranë në Itali në nëntë muajt e parë të vitit 2025, dhe 60 prej tyre nga familjarë ose persona të dashur.

“Serie A rinovon angazhimin e saj për të mbështetur viktimat femra të dhunës dhe qëndron sërish në krah të tyre për të luftuar të gjitha format e dhunës dhe abuzimit ndaj grave,” tha Presidenti i Serie A, Ezio Simonelli, në një deklaratë.

“Shenja e kuqe që do të vendoset në fytyrat e lojtarëve dhe gjyqtarëve nuk është vetëm një simbol, por dëshmon dëshirën e ligës për të mbajtur vëmendjen mbi një fenomen të papranueshëm në shoqërinë e sotme”.



Read it all at Bota Sot