Superliga rikthehet sot me dy superduele

- Bota Sot

Superliga rikthehet sot me dy superduele

Elita e futbollit të Kosovës, rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 14-të.

Kjo xhiro nis në Lipjani, ku në ndeshjen hapëse të kësaj fundjavë, Prishtina e Re pret Dritën, në duelin që fillon nga ora 13:00.

Më pas, në orën 18:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e përballjes mes Prishtinës dhe Malishevës, një ndeshje me peshë për objektivat e të dy skuadrave.

Ndërkaq, të dielën xhiroja e 14-të vazhdon me tri përballje interesante, ku spikat dueli mes Ballkanit dhe Llapit, një sfidë direkte mes skuadrave pretendente për kreun.

Gjilani para tifozëve të saj synon pikët e plota në duel me Ferizajn, derisa Dukagjini i bën ‘konak’ Drenicës, në një duel ku pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Superliga / Xhiroja e 14-të

Të shtunën takohen:

Prishtina e Re-Drita

Prishtina-Malisheva

Të dielën takohen:

Gjilani-Ferizaj

Dukagjini-Drenica

Ballkani-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00, përveç duelit Prishtina-Malisheva e cila do të nis në orën 18:00.



Read it all at Bota Sot