Enrique për rikthimin e Dembeles: Duhet kujdes maksimal

- Bota Sot

Enrique për rikthimin e Dembeles: Duhet kujdes maksimal

Në prag të përballjes me Le Havre, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur rreth gjendjes se Ousmane Dembeles, i cili vazhdon të mungojë për shkak të një lëndimi në pulpën e majtë.

Klubi parisien kishte njoftuar më herët se anësori francez po ndiqte një program të veçantë rikuperimi gjatë pauzës së kombëtareve, por mbetet ende e paqartë se kur ai do të kthehet në fushë, veçanërisht në një periudhë të ngarkuar ku PSG i pret një seri prej tetë ndeshjesh deri në fund të dhjetorit.

I pyetur nga gazetarët për një datë të mundshme rikthimi, Luis Enrique u tregua tejet i rezervuar.

“Nuk e di, nuk jam mjek,” u shpreh ai.

Ai po përmirësohet, ndoshta do të mund të kryejë disa ushtrime, por nuk mund t’ju jap asnjë siguri. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këto situata. Do të shohim se si do të ndihet në javët e ardhshme dhe pastaj do të vendosim për rikthimin e tij”, tha Enrique.

Pasiguria rreth Dembeles mbetet një sfidë shtesë për PSG-në, në një periudhë ku koha për rikuperim është e kufizuar dhe ndeshjet vendimtare janë përpara.



Read it all at Bota Sot