Ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Dino Zoff, ka folur për kombëtaren azsurre.
Italia e Gattusos nuk arriti të siguronte kualifikimin direkt në Kupën e Botës, derisa synon ta bëjë atë përmes play-offit.
Shorti bëri që Italia të përballet me Irlandën e Veriut dhe nëse fitojnë, do të përballen me fituesin e ndeshjes Uells – Bosnja.
Zoff i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, beson se Italia do të sigurojë biletën për Botëror, por nëse nuk e arrin këtë do të ishte e tmërrshme,
kjo pasi paraqitja e fundit e ”Azzurëve” në një Kupë Bote ishte në vitin 2014, derisa në dy edicionet e fundit nuk arriti kualifikimin.
“Jam i bindur, mendoj se Italia mund të kualifikohet. Do të ishte detyrë për të gjithë lëvizjen italiane të futbollit të merrte pjesë në Kupën e Botës të ardhshme, pas dy Kupave të Botës, një përjashtim i tretë do të ishte i tmerrshëm.
Deri më tani, na ka munguar pak bindja, por këtë herë kemi atë që duhet për të shkuar në Kupën e Botës . Sipas mendimit tim, nuk jemi shumë prapa të tjerëve, kualifikimi padyshim që do të jetë vendimtar, dhe sapo të arrijmë atje, do të shohim se cila është forca jonë e vërtetë.”, deklaroi Dino Zoff për Calciomercato.it./I