Ramadani: Çdo gjë tjetër për ne përveç fitores do të ishte negative

- Bota Sot

Ramadani: Çdo gjë tjetër për ne përveç fitores do të ishte negative

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, sot (13.00) do të luajë me Prishtinën e Re.

Ndeshja luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina e Re është në krizë të rezultateve, e cila është në fund të tabelës me 11 pikë e Drita në pozitën e tretë me 20 pikë, por ka një ndeshje me pak të luajtur me FC Prishtinën.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, tha se nga ndeshja në ndeshje duhet përqendrim maksimal.

"Sa i përket takimit të sotëm kemi për qëllim të arrijmë objektivin, të arrijmë fitoren dhe tre pikëshin. Çdo gjë tjetër për ne përveç fitores do të ishte negative", tha Ramadani.

FC Drita po vazhdon në dy fronte dhe këtë e konfirmoi bindshëm Ramadani.

Ai tha se lojtarët po rikuperohen dhe ata që kanë munguar dhe një nga një po kthehen në formacion.

Sipas tij Drita nuk bën llogaritje por ndeshjet i merr ndeshje pas ndeshje.

" Ne deri tani nuk kemi bërë llogaritje që në këtë ndeshje qoftë ndeshje kampionale apo e konferencë ligës ashtu s’kemi bërë llogari as për sot. Ne kemi hyrë me të gjitha forcat në çdo ndeshje të radhës, kjo është ideja jonë të marrim fitoren e radhës", tha Ramadani.

Për sot mungojnë Manaj mund të mungojë edhe Faton Maloku për arsye të angazhimeve gjatë kësaj periudhe por është mirë se janë kthyer Tusha, Balaj, Blerim Krasniqi.

Ramadani foli edhe për takimin e konferencë ligës me FC Shkëndijen e Tetovës: 

"Festë do të jetë në tribunë, do të jetë para stadiumit, pas stadiumit, festë do të jetë para ndeshjes por kjo nuk vlenë për ne. Jam munduar të mos i jap këtë lloj epiteti, por si ne ashtu edhe ata në fushë dëshirojmë ta arrij më tre pikëshin i cili mund të jetë i kualifikimit nuk i dihet. 

"Ne do të japim maksimumin kam besim të plotë dhe shpresoj që ajo festë të vazhdojë tek ekipi im atë natë", përfundoi Ramadani.



Read it all at Bota Sot