Përkundër garave në Evropë, FC Drita e Gjilanit vazhdon ndeshjet në Superligë
Sot (13.00) takohet me FC Prishtinën e Re në kuadër të javës së 14-të, ndërsa në konferencë foli futbollisti Blerton Sheji.
Ndeshja luhet nw stadiumin “Sami Kelmendi” nw Lipjan.
Blerton Sheji ritheksoi se FC Prishtina e Re nuk duhet nënvlerësuar.
"Për ndeshjen e sotme jemi përgatitur mjaft shumë për të rikuperuar energjitë tona.
Prishtina e re nuk duhet nënvlerësuar aspak janë skuadër që luftojnë deri në fund për pikë, fokusi ynë është i plotë për sot dhe të bëjmë një paraqitje të mire dhe të fitojmë", tha Sheji.