Laçi pret në shtëpi Ilirinë

- Bota Sot

Laçi pret në shtëpi Ilirinë

Java e 12-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të luhet e gjitha ditën e diel, në orën 13:30.

Skënderbeu, skuadra kryesuese, do të përballet në transfertë me Burrelin, një sfidë e fortë për korçarët që synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Laçi pret në shtëpi Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Roza Haxhiu” zhvillohet ndeshja Lushnja kundër Pogradecit.

Në Fier, Apolonia përballet me Kukësin, ndërsa Korabi luan në shtëpi ndaj AF Luftëtarit. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti do të luajë ndaj Besës së Kavajës.

Kampionatin e Kategorisë së Parë e kryeson Skënderbeu me 28 pikë, ndërsa Laçi renditet i dyti me 21 pikë.

Kategoria e Parë, java 12

KF Laçi – Iliria 23.11.2025 13:30

Lushnja – Pogradeci 23.11.2025 13:30

Burreli – Skënderbeu 23.11.2025 13:30

Apolonia – Kukësi 23.11.2025 13:30

Korabi – AF Luftëtar 23.11.2025 13:30

Kastrioti – Besa 23.11.2025 13:30



Read it all at Bota Sot