Slot injekton optimizëm te Liverpooli

- Bota Sot

Slot injekton optimizëm te Liverpooli

Arne Slot, përpara ndeshjes ndaj Nottingham Forest, u shpreh me optimizëm:

“Java para pushimit prej kombëtareve nuk shkoi si donim, por kjo nuk i fshin ato që arritëm në dy ndeshjet e mëparshme.

Fitoret dhe paraqitjet ndaj Aston Villa dhe Real Madridit na dhanë dy hapa përpara, pas një periudhe të vështirë, edhe pse vijuan me një hap pas. Kjo tregon se kemi përparuar, por ka ende shumë punë për të bërë”.

Duke folur për rezultatet e sezonit, Slot pranon sfidën:

“Situata jonë aktuale është nën pritshmëritë e klubit, por e dimë më mirë se kushdo tjetër. As sezonin e kaluar nuk ishim perfektë, kur u shpallëm kampionë. E kemi kuptuar që në shumë ndeshje problemi ynë ishte qëndrimi në pozita të gabuara me pak diferencë”.

Për Nottingham Forest: “Kjo është natyra e Premier League. Në Angli nuk ka kundërshtarë ‘të lehtë’.

Forest fitoi 65 pikë sezonin e kaluar dhe e dimë që niveli i tij është shumë më i lartë sesa tregon renditja aktuale.

E njëjta vlen edhe për ne, por duhet ta tregojmë në fushë”.



Read it all at Bota Sot