Murataj flet para transfertës me Partizanin: Duam fitoren

- Bota Sot

Murataj flet para transfertës me Partizanin: Duam fitoren

Sulmuesi i Vllaznisë, Edon Murataj doli sot në konferencën e zakonshme për mediat në prag të duelit të nesërm me Partizanin.

Ai u shpreh se kërkojnë fitoren për të vazhduar ecurinë pozitive të shkodranëve. Ndër të tjera foli edhe për mungesën e trajnerit Edi Martini dhe për rikthimin e Bismarkut.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të motivuar dhe synimi jonë janë vetëm 3 pikët për të vazhduar këtë ecurinë pozitive.

Kemi pushuar pak, jemi stërvitur dhe jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme me Partizanin. Unë jam shumë në rregull, ndjehem mirë dhe jam gati njësoj si lojtarët e tjerë të skuadrës.

Dëmtimi bën të vetën, por me stërvitjet që kam bërë por tani jam mirë fizikisht dhe mentalisht. Partizani është një ekip i mirë me cilësi, por duhet të shohim veten, se nuk e shoh problem që ti marrim 3 pikët. Më pëlqen shumë kampionati, nuk ka skuadra të lehta, për çdo javë ka ndeshje të vështira, ka rivalitet dhe ndeshje të forta. Na mungon trajneri, por jemi të motivuar, e dimë që mungesa e tij na dëmton, por duam të marrim 3 pikë. Këshilla e tij si gjithmonë është të fitojmë dhe marrim maksimumin. Jemi të kompletuar.

Bismark është duke u stërvitur mirë, e presim që nesër të jetë gati. Të gjitha janë ekipe të forta. Trajneri Borshi është shumë i mirë që e di stilin e lojës, jemi gati të japim 100% për tifozët shkodranë.

Jam i kënaqur me pritjen, i falenderoj, jam ndjerë rehat dhe shumë mirë që në fillim. Për momentin jam i fokusuar te Vllaznia, e kam mendjen vetëm këtu. Tifozët janë një mbështetje e madhe për ne, na motivojnë.  Kur japim maksimumin është e vështirë të na rrahin, vetëm 3 pikë janë të rëndësishme për nesër. Nuk ka rëndësi kush e bën golin, duhet vetëm fitorja”, tha ai.



Read it all at Bota Sot