Mircea Lucescut ende i dhemb në shpirt kur djelmoshat e kombëtares së Kosovës e braktisën fushën në Bukuresht në duel me Rumaninë.
Djelmoshat e Kosovës e braktisën fushën (dihet botërisht pse) për faktin se tifozët famëkeq rumunë brohorisnin Kosova është Serbi.
Mircea Lucescu, selektori i Rumanisë në futboll, e paska pyetur me krenarinë e turpit të tifozëve të tij, selektorin e moderuar të Kosovës, gjermanin Franco Foda: “Foda më uroi fat dhe më tha se do të donte që ne të kualifikoheshim dhe të luanim në finale me të, me Kosovën.
Unë i thashë: ‘Shpresoj që kësaj radhe ju do të luani deri në fund!
A po planifikoni që të largoheni nga fusha sërish?
Ai nuk më tha asgjë”, tha Lucescu sipas “golazo.ro”.
Foda nuk të tha asgjë, por nuk e paske kuptuar fare, se ai të ka injoruar!
Foda nuk të ka dhënë llogari fare!
Foda nuk merret me broçkulla e juaja!
Mircea Lucescu, ju si selektor i Rumanisë, para se të pyesësh për Kosovën, distancohu nga turpi i tifozëve të tu pro Serbisë, tani pyet për Kosovën.
Kosova ka historinë më të dhimbshme në botë me regjimin kriminal serb.
Mircea Lucescu, ju e dini mirë pse nga 24 marsi e deri më 10 qershor të vitit 1999, NATO bombardoi ish Jugosllavinë dhe
Serbinë e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq!
E dini mirë se Serbia u bombardua për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Republikës së Kosovës.
Mircea Lucescu, a e dini ju se nga viti 1990 e deri më 12 qershor të vitit 1999, Kosova ishte e okupuar nga regjimi serb.
Mircea Lucescu, a e dini ju se nga 13 shtatori i vitit 1991 e deri në çlirimin e Kosovës më 12 qershor të vitit 1999, futbollistët dhe sportistët e Kosovës, kanë luajtur nëpër livadhe e fusha të improvizuara, edhe aty janë përndjekur, janë rrahur, janë arrestuar e burgosur dhe kemi sportistë të vrarë nga regjimi i Beogradit.
Mircea Lucescu, a e dini se regjimi serb i dëboi sportistët tanë nga stadiumet dhe palestrat sportive të ndërtuar me djersën e shqiptarëve.
I dëboi nga shkolla, Universiteti nga puna dhe shqiptarët mbijetuan nga ai terror i paparë në botë.
Mircea Lucescu, duhet të mësosh mirë historinë e Kosovës, tani të bësh pyetje.
Parasegjithash, të skuqesh dhe pastaj i kërkoni falje gjithë populli shqiptarë të Kosovës!
Përveç që të kërkoni falje, do të turpërohesh nga turpi i tifozëve të tu kur brohoritën Kosova është Serbi.
Distancohu nga ajo gjuhë provokuese ose deklarohu se je me turpin e tifozëve tu pro Serbisë!
Trego fytyrën tuaj!
Mircea Lucescu, a mos vallë po të dhemb se Kosova është një kombëtare e fortë dhe një Brazil i dytë për Evropë?
A mos vallë e keni frikën se mund të përballeni në finalen e play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror?
Parasegjithash, kaloje Turqinë në gjysmëfinale, tani mendo për finalen e play-off-it!
Ndoshta, nuk i dihet, mund ta shikoni nga Bukureshti si Beogradi, në televizor kombëtaren e Kosovës duke luajtur në kampionatin Botëror në vitin e ardhshëm.
Nuk i dihet!