Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Premierligë.
33-vjeçari është lojtari kyç i Sunderlandit, në një sezon të madh të klubit në rikthimin e tij në Premierligë.
Por jo vetëm tek ekipi i tij, Xhaka është mesfushori më i vlerësuar në tërë ligën.
”ËhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke lënë mbrapa emra si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes e Dominik Szoboszlai.
Këtë sezon, Xhaka ka një gol e tri asistime në Premierligë.
Mesfushori i Zvicrës kaloi te Sunderlandi gjatë verës nga Leverkuseni për shumën e 15 milionë eurove.