Tirana luan nesër në transfertë me Flamurtarin dhe në prag të kësaj ndeshje ka folur trajneri Ardian Nuhiu.
Ai është shprehur se kanë punuar këto dy javë shumë mirë dhe janë gati për nesër.“Padiskutim ka qenë e mirëseardhur, për 2 javë kemi shfrytëzuar, kemi punuar me skuadrën në aspektin fizik, taktik dhe atë psikologjik.
Jemi munduar të marrim ngarkesën e duhur fizike në javën e parë, përsa i përket aspektit taktik jemi munduar të përcjellim mënyrën se si dua që të qëndrojë skuadra ime në fushë apo mënyrën si do të luajmë.
Në aspektin psikologjik pres të shoh një skuadër të ndryshme nga dita e nesërme ku do të presim një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë. Kemi analizuar detajet më të vogla të një kundërshtari që lufton shumë, pres nga skuadra ime që ti përgjigjet në të njëjtën formë.
Dua përqëndrim maksimal, besoj fuqishëm te grupi dhe ta shfaqim në fushë.
Presioni na frymëzon mua dhe futbollistët, pres që të sakrifikojnë, ata që do fillojnë ndeshjen apo dhe ata që do jenë në stol.
Kam parë shumë dëshirë te grupi për tu përmirësuar apo edhe grintë, besoj që nesër e shfaqim në fushë nesër apo në vijim, nuk do të kemi probleme. Jemi munduar të rikuperojmë, Soler, Tabekou dhe Mensah patën disa shqetësime, kemi edhe një seancë stërvitore për të parë si do të jetë gjendja e tyre, do të gjejnë forcën dhe fuqinë për tju bashkuar skuadrës. Kemi shfrytëzuar këto 2 javë, se si të shkojmë te porta dhe të jemi të qetë e cinik që ti shfrytëzojmë rastet”, tha Nuhiu.