Mehmeti jep dy asiste që në pjesën e parë në Angli

- Bota Sot

Mehmeti jep dy asiste që në pjesën e parë në Angli

Anis Mehmeti është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Mesfushori kuqezi është kthyer në protagonist me skuadrën e Bristolit në Championshipin anglez.

Në pjesën e parë në duelin kundër Svanseas, ai dhuroi dy asiste fantastike, në minutën e 4-të dhe 31.

Asisti i parë erdhi nga goditja e këndit, ku Mehmeti dërgoi një top fantastik në zonë dhe Dikie e kthye në gol.

Në asistin e dytë 24-vjeccari mori një top të mirë jashtë zone, u fut në afërsi të saj dhe me të jashtmen e dërgoi sferën aty ku duhet për të gjetur Ris, i cili dyfishoi shifrat.

Pavarësisht formës së tij, trajneri i Kombëtares, Silvinjo nuk e ka grumbulluar në ndeshjet e vitit. Ndoshta ai mund të marrë besimin e brazilianit për ndeshjet e marsit.



Read it all at Bota Sot