“Ristartojmë”. Ky është mesazhi që Antonio Konte i ka përcjellë skuadrës së Napolit pas humbjes ndaj Bolonjës.
Trajneri puljez, i cili mori disa ditë pushim pas asaj ndeshjeje dhe shkaktoi më shumë se një habi, priti kthimin e të gjithë lojtarëve nga kombëtaret për të diskutuar drejtpërdrejt me ta në sallën e videos.
Sipas gazetës “Il Mattino”, takimi u fokusua te gabimet e bërë ndaj Bolonjës dhe pasojat e fjalëve të trajnerit pas ndeshjes, që kishin shkaktuar një krizë të brendshme dhe më pas rifirmosjen e besimit nga presidenti De Laurentis përmes rrjeteve sociale. Conte kërkoi të shikonte lojtarët në sy dhe të diskutonte me ta çdo aspekt të ndeshjes: mungesën e zemrës, frazën mbi “kopshtin e tij” dhe komentet mbi “të shoqëruarit e të vdekurit”.
Qëllimi ishte i qartë: të rindërtohej skuadra së bashku, duke vendosur një orientim të përbashkët dhe të fortë. Trajneri kërkoi një reagim të vendosur nga grupi duke filluar nga sfida e radhës në “Maradona” kundër Atalantës. Konte nënvizoi nevojën për të rikthyer “Napoli i vërtetë”, skuadrën që pak muaj më parë arriti të fitonte kampionatin, një ekip i bashkuar, i uritur dhe me zemër si motor i çdo paraqitjeje.
Përballja me “Dean” shihet si mundësia ideale për të mbyllur polemikat dhe për të treguar kohezion dhe unitet.
Për ndeshjen e ardhshme, Konte do të detyrohet të rishikojë formacionin për shkak të emergjencës së dëmtimeve.
Mesfusha do të rimendohet, me MekTominei dhe Elmas pranë Lobotkas, ndërsa Politano dhe Neres do të mbështesin Hojlundin, i cili pritet të marrë topa në thellësi për të shkaktuar rrezik. Në përfundim, mesazhi i trajnerit është i qartë:
Napoli duhet të reagojë, të tregojë karakter dhe të rikthehet në rrugën e fitoreve. Deri tani sfidat kanë treguar dobësi, por Konte kërkon një përgjigje të fortë dhe bindëse për të ruajtur ambiciet e sezonit.