Kuqezinjtë të dielën në Gostivar

- Bota Sot

Kuqezinjtë të dielën në Gostivar

E diela sjell ndeshje të re për Shkëndijen e Tetovës, tani në Kampionatin e Maqedonisë në përballje me Arsimin e Çegranit që luhet nesër (13.00) në Gostivar.

“Imran Fetai ndjehet shumë më mirë pas shqetësimeve në kofshë, por stafi teknik duket se nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tij. Klisman Cake dhe Fabrice Tamba dolën të dëmtuar të mërkurën me Tikveshin në Kupë dhe nuk konkurrojnë për lojën e nesërme. 
Rikthehen:

Reshat Ramadani, Anes Meliqi e Nazif Ceka janë kthyer në ekip pas angazhimeve me ekipet përfaqësuese. Me intensitet të plotë dy ditët e fundit është stërvitur edhe portieri Baboucarr Gaye”, thuhet nga FC Shlëndija.

Arsimi mban pozitën e 7 me 15 pikë, me efekt prej 4 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje

Çegranasit pranojnë shumë gola kohët e fundit, 11 në 4 ndeshjet e fundit.



Read it all at Bota Sot